Franca dhe Anglia zbresin me ndryshime për përballjen e medaljes së bronztë

Franca dhe Anglia do të matin forcat nga ora 23:00 në ndeshjen që përcakton vendin e tretë në Botëror, me të dyja skuadrat që synojnë medaljen e bronztë.

Përzgjedhësit Didier Deshcamps dhe Thomas Tuchel kanë bërë disa ndryshime në rreshtimet fillestare, duke u besuar lojtarëve që deri në këtë pikë kanë pasur pak ose aspak hapësirë aktivizimi.

Të lidhura

None found

Te francezët, Ibrahima Konate do të luajë për herë të parë në këtë Botëror. Në formacionin titullar janë përfshirë gjithashtu Theo Hernandez dhe Malo Gusto.

Adrien Rabiot do të ketë pranë në mesfushë Zaire-Emery, ndërsa Rayan Cherki do të nisë takimin që nga minuta e parë.

Në kampin anglez, Dean Henderson është zgjedhur për portën. Ivan Toney do të regjistrojë minutat e tij të para në këtë Botëror.

Jarell Quansah rikthehet mes titullarëve pas suspendimit, ndërsa nga fillimi do të luajnë edhe Marcus Rashford dhe Eberechi Eze.

Formacionet zyrtare:

Francë: Maignan; Gusto, Konate, Lacroix, Theo; Rabiot, Zaire-Emery; Olise, Cherki, Doue; Mbappe.

Angli: Henderson; Spence, Konsa, Guehi, Quansah; Rice; Rogers, Eze; Rashford, Toney, Saka.


MatbetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcio