Teuta vijon përgatitjet në Bullgari me një tjetër provë inkurajuese. Në ndeshjen e pestë miqësore të kësaj faze, skuadra durrsake u nda në barazim 1-1 me formacionin rumun AFC Metalul Buzuau.
Të lidhura
None found





“Djemtë e detit” iu afruan humbjes, por qendërmbrojtësi Vasili Zogos realizoi në minutën e 80-të, duke vendosur ekuilibrin dhe duke i shpëtuar durrsakët në minutat e fundit.



Nën drejtimin e Edlir Tetovës, Teuta është riformuar pothuajse tërësisht. Rezultatet e miqësoreve të luajtura deri tani kanë qenë pozitive, në prag të nisjes së sezonit të ri.



