Brenda ditëlindjes së “çmendur” të Ledion Liços, e gjeni dot sa vjeç mbush (FOTO LAJM)

Ledioni ka lindur më 13 qershor të vitit 1986 dhe sot mbush 35 vjeç. Ai ka organizuar një super festë ditëlindjeje, ku ka mbledhur miq, të afërm e personazhe të njohur të showbiz-it, me të cilët ka festuar gjatë natës. Pamjet e të cilës i gjeni në fotot më poshtë.

Ledion Liço është shkëputur totalisht nga jeta publike dhe të gjithë e ndjejmë mungesën e tij në ekran. Moderatori i njohur tashmë ka marrë rolin e drejtorit të përgjithshëm të kanaleve muzikore Radio Tv të Top Media, ku futet edhe Top Albania Radio.

Duke qenë se mban një peshë të madhe mbi supe si drejtues, Ledioni shfaqet shumë rrallë në media. Ai zotëron një adresë të tijën në Instagram, por nuk publikon asgjë dhe e kemi parë në shumë pak raste në profilet e Sara dhe Lori Hoxhës.

 


Shtuar 13.06.2021 10:33