Bëri bujë me deklaratën e tij, Romir Zalla flet për skenat intime me Ema Andrean

Aktori Romir Zalla ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Pushime On Top”, në të cilin foli për serialin e tij më të ri, që ka hapur shumë debate pa u publikuar ende. Në njërën prej skenave Zalla shfaqet në momente intime me aktoren Ema Andrea.

Romiri theksoi:

“Ato janë lajme e pjesës gossip të produksionit. Ai është një serial dramatik të themi, ku unë kam një personazh, ku në rol jam i dashuri i Emës. Në një dalje publike, unë thashë me shaka që aty do ketë skena intime, do ketë puthje, përqafime, për të krijuar pak kuriozitet. Sigurisht që ka puthje me Emën, por nuk është deri në ato nivele që mund të mendojë truri i njerëzve që dëgjojnë lajmë të tilla”.

Gjithashtu Romiri foli edhe për “Portokallinë” ku u rikthye pas 5 vitesh mungesë. Aktori tha se rikthimet janë gjithmonë shumë të bukura dhe tha se në atë spektakël punohet shumë fort për të argëtuar publikun.

“Portokallia tashmë është brand dhe tashmë është e konfirmuar. Nuk janë pak, po hyjmë në vitin e 18-të të këtij produksioni, i cili vazhdon me jetën e tij artistike. Nuk është se kam vënë re ndonjë ndryshim të madh me thënë të drejtën, gati-gati nuk më duket se jam shkëputur aq vite, por më duket sikur jam shkëputur 5 ditë, 6 ditë. Është një spektakël, një program, ku njerëzit punojnë fort, ku ka një energji shumë të madhe në punë dhe ku i gjithë qëllimi i trupës është të nxjerrë në final një shfaqe që t’i shërbejë publikut, jo vetëm për argëtim, por edhe pse jo njerëzit të mësojnë dhe të edukohen nga ato problematika që ne zhvillojmë aty. Rikthimet janë gjithmonë të bukura, janë një hap më tej, janë gjithmonë një rifreskim i vetes, kështu që është bukur”, rrëfeu Romir Zalla.


Shtuar 28.07.2021 09:19