Bashkëshorti i shpreh dashurinë moderatores, por i jep edhe një këshillë: Për të mirën tënde

Moderatorja Aulona Musta ka marrë një surprizë të bukur nga bashkëshorti i saj Tomi.

Përmes një video mesazhi, bashkëshorti i ka shprehur dashurinë, por i ka dhënë edhe një këshillë, që të mbajë sa më pak telefonin në dorë.

“Ju falenderoj që më mundësoni të çoj këtë mesazh që paksa i çuditshëm, por i drejtohet gruas sime, megjithatë është një mënyrë shumë simpatike për t’i thënë që e dua shumë dhe dua që 2024 të na gjejë të gjithëve bashkë me të njëjtën dashuri që kemi pasur për njëri-tjetrin gjatë gjithë 2023-it. Gjithashtu, i uroj edhe sa më pak telefonin në dorë për të mirën e vetë”, tha bashkëshorti i Aulona Mustës në një videomesazh.


Shtuar 2.01.2024 14:40