Banoren e “Big Brother VIP Kosova” Xhuli Nurën po e akuzojnë për “magjistare” dhe se i ka “kënduar” tek hoxhallarët. Kjo vjen pasi disa nga banorët gjetën disa grumbuj qimesh nëpër shtretërit e tyre. Këtë ngjarje së fundmi Shota e ka lidhur me Xhulin, duke e thënë hapur se shkak i saj banorët nuk janë mirë brenda shtëpisë. Madje dhe ka pyetur reperin Stresi për konfirmim.
“A e ke gjetur te shtrati im grumbullin e qimeve, a më ke thënë çfarë janë këto? Magji. Bën magji ajo. Për atë e gjithë shtëpia jemi kështu, asnjë ditë të mirë. Ka shkuar te të gjithë hoxhallarët, hajmalia më dëgjo mua,”- ka qenë pyetja e Shotës drejtuar Stresit, që pati një konfirmim të menjëhershëm nga reperi.
Por nuk është ndalur me aq. Ka vazhduar duke u shprehur se i kishtë “kënduar” edhe nëpër hoxhallarë.
“Ngeli duke thënë Shota e rrezikshme, o zot, mos ka shkuar tek hoxha dhe na ka shkruar. Kjo jam e bindur se shkon në hoxhallarë për të shkruajtur është e rrezikshme, pasha një zot mos të bëj be,”-shtoi ajo.
Por deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Nura.