“Lumi”, inteligjenca artificiale e zhvilluar nga një shqiptar nga Kosova që synon tregun ndërkombëtar

Një projekt i ri teknologjik me origjinë shqiptare po synon të zërë vend në tregun evropian të inteligjencës artificiale. “Lumi” është platforma e zhvilluar nga Clirim Uskana dhe ekipi i tij në kompaninë teknologjike Galveo, e cila tashmë po përdoret në disa prej projekteve të kompanisë në Evropë.

Ndryshe nga shumë asistentë të inteligjencës artificiale që funksionojnë kryesisht mbi modelin pyetje-përgjigje, “Lumi” është konceptuar për të kryer një proces më të plotë pune. Sistemi merr një kërkesë nga përdoruesi, e analizon, planifikon hapat e nevojshëm dhe realizon detyrën, duke synuar të funksionojë më shumë si një bashkëpunëtor digjital sesa thjesht si një chatbot.

Të lidhura

None found

Sipas ekipit që qëndron pas projektit, Lumi është zhvilluar veçanërisht për nevojat e kompanive, dyqaneve dhe bizneseve, ku inteligjenca artificiale mund të përdoret jo vetëm për komunikim me klientët, por edhe për organizimin, ndjekjen dhe realizimin e detyrave të përditshme.

Një prej funksioneve të platformës është gjithashtu përkthimi automatik i përmbajtjeve në më shumë se 100 gjuhë, transmeton Albeu.com.

Lumi integrohet në aplikacionin Listub

Një prej projekteve ku teknologjia është integruar është aplikacioni Listub.

Përmes tij, përdoruesit mund të komunikojnë me Lumin në mënyrë të ngjashme me një bisedë të zakonshme dhe t’i japin udhëzime të drejtpërdrejta, për shembull: “Më bëj një listë blerjesh për një darkë me katër persona”, “Shto ilaçet e mamit bashkë me orarin e tyre” apo “Cilin serial e kisha lënë përgjysmë?”.

Sistemi interpreton kërkesën, përgatit informacionin ose realizon veprimin përkatës, ndërsa përdoruesit i mbetet ta kontrollojë dhe ta konfirmojë atë.

Nga Kosova në tregun ndërkombëtar me një emër shqip

Edhe emërtimi i inteligjencës artificiale është zgjedhur qëllimisht nga ekipi i Galveo.

Në një industri ku pjesa më e madhe e produkteve teknologjike mbajnë emra në gjuhën angleze ose emërtime të krijuara posaçërisht për tregun global, Uskana dhe ekipi i tij vendosën të përdorin fjalën shqipe “Lumi”.

Në këtë mënyrë, sa herë që një përdorues në Gjermani, Shtetet e Bashkuara, Brazil apo në vende të tjera i drejtohet platformës, ai përdor njëkohësisht edhe një fjalë të gjuhës shqipe.

Kjo filozofi nuk kufizohet vetëm te Lumi. Edhe projekte të tjera të zhvilluara nga Galveo mbajnë emra shqip, mes tyre “Kambana”, “Mali” dhe “Kodra”.

Synimi i Clirim Uskanës dhe ekipit të tij është që përmes produkteve teknologjike të krijuara për tregun ndërkombëtar të promovojnë njëkohësisht edhe elemente të identitetit shqiptar.

“Lumi” përfaqëson aktualisht projektin më të dukshëm të kësaj qasjeje dhe një përpjekje të një ekipi me origjinë nga Kosova për të konkurruar në një prej sektorëve me zhvillimin më të shpejtë në botë: inteligjencën artificiale. /albeu.com/


Shtuar 9.09.2026 21:30

Tags: ,
sultanbeyli escortiptvJojobetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetjojobetBahsegelsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomtipobetjojobetJojobet GirişMarsbahis