Armiq pas ndarjes? Meriton Mjekiqi tregon kush e mori vendimin për t’i dhënë fund lidhjes! Moderatori: Nëse Ilnisa ka nisur një romancë…

Meriton Mjekiqi, i cili i dha fund thashethemeve për marrëdhënien e tij me Ilnisa Agollin duke pranuar se lidhja ka marrë fund, është shprehur se nuk kanë më kontakte me njëri-tjetrin, teksa theksoi se nuk janë uruar as për festat e fundvitit.

“S’jemi ndarë si armiq, me një njeri që ke fjetur, ke qëndruar, ke kaluar kohën edhe në një rrethanë siç ka qenë BBV, ashtu edhe jashtë BBV nuk mund të ndahesh si armiq, por për x arsye që ndoshta janë më mirë edhe për palën tjetër”,tha moderatori.

Ndërkohë i pyetur se kush mori vendimin për t’i dhënë fund lidhjes, Meriton Mjekiqi la të nëkuptohet se ishte vetë ai, por zgjodhi të mos flasë, sipas tij, për të ruajtur privatësinë e gazetares.

“Është një pyetje spec, por nuk do të doja do doja të tregoja se kush, pse, ose cilat janë arsyet pse nuk jemi më bashkë. Është normale që kur nuk ecën diçka për 1,2,3 pika”, tha ai.

Moderatori është shprehur se është single, duke shtuar se nuk e ka problem që nëse Ilnisa nis një lidhje të re, teksa theksoi “i uroj jetë të lumtur”.

Unë u çudita si nuk u përballëm këtu në studio. Janë x arsye përse unë jam ndarë me Ilnisën dhe që jam deklaruar publikisht. Patjetër e vlerësoj shumë kohën që kam kaluar bashkë me Ilnisën, duke e falenderuar për respektin që më ka dhënë dhe është reciprok.

Është një pyetje spec, por nuk do të doja do doja të tregoja se kush, pse, ose cilat janë arsyet pse nuk jemi më bashkë. Është normale që kur nuk ecën diçka për 1,2,3 pika .

Dua të ruaj privatësinë, sepse është nënë. Ka një familje të mrekullueshme.

Ju flisni? Si janë marrëdhëniet?

Jo, jo, nuk kemi kontakte. Në momentin që ndahesh në një marrëdhënie dhe kthehesh, e ke kontakte, nënkupton që nuk jeni ndarë. Nuk kemi ndonjë komunikim.

Si je ti? A je mirë (qeshin) Jo, jo nuk jemi uruar! Asgjë.

Të mbajturit kontakt dhe të përshëndetesh kur takohesh, janë të ndryshme. S’jemi ndarë si armiq, me një njeri që ke fjetur, ke qëndruar, ke kaluar kohën edhe në një rrethanë siç ka qenë BBV, ashtu edhe jashtë BBV nuk mund të ndahesh si armiq, por për x arsye që ndoshta janë më mirë edhe për palën tjetër.

Ndoshta ka nisur Ilnisa një dashuri të re

I uroj jetë të lumtur dhe nëse ka nisur një lidhje tjetër ose diçka të tillë, unë i uroj vetëm të mirat.

Moderatori Meriton Mjekiqi, në një interviste për Prive, konfirmoi për herë të parë ndarjen nga gazetarja Ilnisa Agolli, me të cilën nisi një histori dashurie brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke sfiduar paragjykimet për diferencën e moshës.

Dyshja dukeshin të pandarë pas daljes nga shtëpia e famshme, ku nisën bashkëjetesën në Tiranë dhe projektet e përbashkëta, por gjithçka mes tyre mori fund. Meriton Mjekiqi u shpreh se nuk është penduar për romancën e tyre, duke u shprehur se në BBV ka vepruar në mënyrën që është ndjerë.

“Aludimet janë 100% të vërteta të konfirmuara sot prej meje, Meriton Mjekiqit”, deklaroi ai, teksa theksoi se arsyet e ndarjes nuk kanë rëndësi për shkak se janë private.

Meriton Mjekiqi u shpreh se prej mometin të ndarjes nuk janë takuar më dhe se i uron më të mirat ish-partneres së tij, Ilnisa Agolli.

“Hapi për t’u ndarë nuk ka shumë rëndësi, janë gjëra shumë private, dua të ruaj privatësinë e Ilnisës dhe familjes së saj”, deklaroi ish-banori i BBV.

Meriton Mjekiqi: “Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Si do e gjykoja unë, ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do të ndërroja as pikë dhe as presje për ato çfarë kanë ndodhur deri në pikën A. Pastaj si është pritur nga publiku, është e tyre. Disa të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, disa të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale sepse kështu ka shkuar, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë.

Aludimet janë 100% të vërteta të konfirmuara sot prej meje, Meriton Mjekiqit, arsyet e ndarjes nuk kanë rëndësi sepse janë private.

Unë i uroj shumë të mira Ilnisës, i uroj suksese, shëndet dhe është grua e mrekullueshme, një nënë e jashtëzakonshme, profesioniste në punën e saj, kështu që vetëm të mira.”

I kujt ishte vendimi? “Hapi për t’u ndarë nuk ka shumë rëndësi, sa ka rëndësi të jetë mirë, shëndetshëm dhe t’ia uroj më të mirat në jetën e saj. Janë gjëra shumë private, dua të ruaj privatësinë e Ilnisës dhe familjes së saj. Prej kohës së ndarjes nuk jemi takuar. Kështu që kaq.”

Romancë e re me modelen Iren? “Çfarë të them, të ruaj diçka për vete gjykojeni vetë se kush është e vërteta. Gjërat që mbesin kujtim janë të rëndësishme.”

Rreth 3 muaj më parë “Panorama” zbuloi se mes Ilnisës dhe Meritonit kishte një krizë.

Çifti, i cili u njoh dhe u dashurua në “Big Brother” kishte nisur nga problemet. Por atëherë kur u duk se gjërat mes tyre po sistemoheshin, problemet dolën sërish në pah.

Si Ilnisa, ashtu edhe Meritoni, kanë larguar njëri-tjetrin nga “Instagram”-i si dhe kanë fshirë të gjitha fotot që kishin së bashku. Pak ditë më parë, ishte vetë gazetarja që pranoi problemet, por duke u përpjekur t’i zvogëlojë ato. Gjatë bisedës, Ilnisës iu shfaqën disa foto të publikuara dikur nga Meritonin, të cilat tashmë nuk janë të pranishme në profilin e tij në “Instagram”.

Po ashtu, u përmend edhe fakti që ata nuk e ndjekin më njëritjetrin në këtë rrjet social. E pyetur në lidhje me këto ndryshime, Ilnisa u përgjigj shkurt dhe qartë: “Nuk kemi, nuk kemi ndonjë lajm të ri”, tha ajo.

Kur u pyet më tej nëse ata janë mirë dhe të dashuruar, Ilnisa shtoi me buzëqeshje: “Si çdo çift normal që mundet të…” dhe më pas vazhdoi duke komentuar mbi dinamikën e marrëdhënies së çiftit, duke theksuar se si ndodhin në çdo lidhje grindje të vogla: “Në një shtëpi jemi, edhe zihemi”.

Nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë, sherri mes tyre ka qenë për shkak të xhelozisë. Pas sherreve të vazhdueshme mes tyre, Meritoni ka vendosur të largohet nga shtëpia, për t’u rikthyer sërish në Kosovë. Pasi ka mbyllur disa angazhime në Prishtinë, është nisur drejt Nju Jorkut, ku edhe ka disa ditë që po qëndron. Nga ana tjetër, Ilnisa ka vijuar me angazhimet e saj në Tiranë. Që pas sherrit të parë, çifti është përplasur edhe disa herë, duke bërë që moderatori të largohet nga shtëpia, duke mos u rikthyer më.

Sherret për xhelozi janë mësuar edhe nga miqtë, që kanë zbuluar se Ilnisa ka shfaqur disa shenja xhelozie ndaj Meritonit, teksa ky i fundit ka vendosur që të mos japë më shpjegime rreth skenave që partnerja i ka bërë.

Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit. Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetesa e këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranon Ilnisën si të dashurën e djalit. Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar ende te shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij janë kundra kësaj lidhjeje. Në një intervistë të dhënë disa javë më parë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën.

“Vera ka qenë intensive për atë çfarë pritet të vijë dhe ende nuk kemi gjetur kohë”, tha shkurtazi Ilnisa, duke zgjedhur që të mos komentojë më gjatë raportin që ka me familjen e partnerit të saj. E teksa në Prishtinë situata është ende e nderë, në Tiranë, Meritoni është pranuar tashmë si ‘dhëndër’.

Vetë gazetarja ka zbuluar takimin e tij me vajzën e tij, por nuk ka përmendur në asnjë sekondë takimin me prindërit e saj, duke ngritur dyshimet se kjo lidhje, ndonëse është pranuar nga familja e saj, nuk shihet me sy edhe aq të mirë. Ajo tregoi mes të tjerash se si është marrëdhënia e Meritonit, partnerit të saj me Anaisin, e bija e gazetares. Ilnisa u shpreh se takimi i tyre i parë shkoi shumë mirë, ashtu siç ajo e kishte pritur dhe menduar.

“Ky ka qenë takimi i tyre i parë. Këta janë shumë shokë, bëjnë shumë gjëra që unë bëhem me nerva, bëjnë shumë lojëra. Anaisi është shumë e mirë, është një dritë. Takimi i tyre ishte siç e kisha pritur, i ëmbël, i qetë. E rëndësishme është që ka dashuri shumë në familjen tonë”, u shpreh Ilnisa.

Ajo tha se me Meritonin po bashkëjetojnë, se ka projekte të mëdha dhe janë aq të zënë sa nuk u intereson se ç’bëhet përreth: “Më beso, nuk kemi kohë të shohim se ç’bëhet vërdallë. Unë një xhiro e bëj në ‘Instagram’ dhe shoh ato që shkruhen për mua. Kur dëgjoj ndonjë deklaratë të ndonjë ‘zero me xhufkë’, zgjedh të hesht. Nuk ka përgjigje më të mirë se sa heshtja”.

Ilnisa ceku edhe për lajmin e rremë për aksidentin e Meritonit: “Besoj që reagimi im nuk ka rënë në vesh të shurdhër, pasi duhet të kemi shumë kujdes me atë që shkruajmë dhe me atë që shesim. Duke ditur se në kohët e fundit gjithçka ka një centrifugë të përshpejtuar lajmit të rremë”. Ajo u shpreh se ata ishin në shtëpi kur lajmi mori dhenë: “Ne ishim në shtëpi dhe befas dëgjuam një trokitje që po shpërthente në një zhurmë ekstreme. Ishte Kevi, im vëlla, shumë i shqetësuar. Kishte shumë telefonata nga familja e tij”.

Gazetarja e njohur Ilnisa Agolli pas përfundimit të pushimeve me partnerin e saj Meriton Mjekiqin, ishte e ftuar në emisionin “She’s On Top”, ku ka folur për detajet e marrëdhënies së saj me moderatorin. Nuk munguan pyetjet ngacmuese nga Argjira, moderatorja e emisionit nëse çifti ka ndonjë të re për të ndarë me publikun. Ndër të tjera, Ilnisa tha se tashmë kishin marrë një hap tjetër të rëndësishëm në jetën e tyre, kishin filluar bashkëjetesën nga ku shtoi se gjithçka po shkon për mrekulli, por si çdo çift edhe ata kanë zënkat e vogla kur nuk gjejnë gjërat nëpër shtëpi. Kujtojmë që Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u dashuruan në shtëpinë e “Big Brother” kur ishin konkurrentë dhe lidhjen e tyre e vijuan pas daljes.


Shtuar 15.01.2025 12:50