“Përplasja Jozi-Edi”, Karamuço: Po tejkalojnë çdo kufi për famë dhe përfitime financiare

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, komentoi përplasjen e ditëve të fundit mes këngëtarit Jozi Marku dhe ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Edi.

Sipas tij, raste të tilla, ku shfaqen dhunë dhe persona me maska, shpërndahen edhe në internet. Karamuço vëren se hapësira virtuale po i shtyn individët drejt veprimeve ekstreme, madje edhe drejt përgjegjësisë penale, me synimin për të siguruar klikime, famë dhe para.

Të lidhura

None found

“Bëhet fjalë për një botë virtuale që të përfshin, të shtyn të arrish maksimumin dhe të çosh në ekstrem veprime që nuk duhet t’i kryesh, vetëm për disa klikime. Në fund, gjithçka kthehet në para dhe këta persona janë pjesë e këtij sistemi. Brenda tij, të gjithë përpiqen të shkojnë deri në kufijtë e tyre, edhe nëse kjo nënkupton përgjegjësi penale, vetëm që të bëhen të njohur. Çdo klikim, përmes tyre, shndërrohet në para”, deklaroi ai.

Eksperti theksoi se jo rrallë të rinjtë përfshihen në përplasje dhe vepra të rënda penale nën justifikimin se duan të “bëjnë emër”. Për Karamuçon, kjo prirje po shndërrohet në një fenomen dhe mentalitet shqetësues.

“Dëshira për t’u bërë i famshëm është shumë e përhapur në Kosovë, por tashmë po shfaqet edhe në Shqipëri. Kemi raste kur, për të krijuar emër, njerëzit janë përfshirë në konflikte që kanë çuar deri te shpërthime, vrasje dhe plagosje, vetëm për të thënë se edhe ata duan të njihen. Sot ka persona relativisht të rinj që janë dënuar me burgim të përjetshëm ose me vite të gjata burgimi dhe, kur i pyet se si u përfshinë në këtë situatë, përgjigjen: ‘E bëra për emër, për të bërë emër’”, u shpreh Karamuço.

Duke iu referuar ngjarjes, ai tha se fillimisht pamjet i ishin dukur si pjesë e një filmi, për shkak të maskave, tabelave dhe elementeve të tjera, përfshirë ato të policisë. Megjithatë, arrestimet e mëvonshme i treguan se përplasja kishte ndodhur realisht.

“Në fillim më la përshtypjen e një skene filmi, sikur po realizohej një produksion me maska, tabela dhe elementë të ndryshëm. Më pas u shfaqën edhe tabela policie. Kur nisën arrestimet nga policia, kuptova se gjithçka ishte verifikuar dhe se nuk bëhej fjalë për aktrim. Pra, sherri ishte i vërtetë”, tha eksperti.

Ervin Karamuço shtoi se protagonistët i bëjnë vetë publike këto ngjarje, duke synuar që pamjet të bëhen virale dhe t’u sjellin vëmendje.

“Arsyeja pse këto episode publikohen dhe vënë në lëvizje edhe policinë është se, pa u shpërndarë, ngjarja do të mbetej e izoluar dhe askush nuk do të kishte dijeni për të. Publikimi bëhet pikërisht për këtë qëllim, edhe pse në këtë mënyrë personi vetëkomprometohet përballë ligjit. Ai i shkakton vetes pasoja në raport me ligjin dhe shkon deri në kufijtë e tij vetëm për këtë arsye”, deklaroi ai.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiskavbetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabet