Arjan Konomi rrëqeth me fjalët për Hueyda El Saied: Një ditë do bashkohemi përsëri (FOTO LAJM)

Arjan Konomi është shprehur i pikëlluar për ndrajen nga jeta të artistet Hueyda El Saied.

“Hueyda e shtrenjtë! Ike nga kjo jetë me aq elegancë, dinjitet, mirësi dhe me buzëqeshjen tënde plot shpirt që nuk e ndave asnjëherë! Një ditë do bashkohemi përsëri diku në qiell për të qeshur e festuar, dhe për të kujtuar si kemi qenë, dhe sa bukur e me sa dashuri kemi kaluar!”, ka shkruar opinionisti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)


Arjani është një ndër miqtë më të mirë të Hueydës, e cila pak kohë më parë ndau disa foto ndër vite duke e quajtur Konomin mik të mirë dhe besnik.

“Do doja ta filloja këtë ditë duke kthyer kokën pas dhe duke ndarë disa foto me një shok besnik, i cili qesh me shakatë e mia kur ato s’janë aq të mira dhe që simpatizon problemet e mia dhe kur s’janë aq të këqija. Faleminderit Arjan Konomi që je shoku më i mirë! Të dua dhe më mungon”, shkroi ajo./albeu.com/


Shtuar 23.11.2021 11:58