Aktorja Cameron Diaz bëhet nëna për herë të tretë në moshën 53-vjeçare, reagon bashkëshorti: Po kalojmë një kohë të mrekullueshme

Cameron Diaz është bërë nënë për herë të tretë në moshën 53-vjeçare. Bashkëshorti i saj Benji Madden e bëri njoftimin nëpërmjet Instagram-it të hënën, më 4 maj, duke zbuluar se aktorja solli në jetë një djalë.

Ai tha se si nëna ashtu edhe foshnja janë shëndoshë e mirë, ndërsa theksoi se sa shumë e shijojnë jetën me fëmijët e tyre, duke mbrojtur njëkohësisht privatësinë e tyre.

Të lidhura

None found

Në mbishkrimin e postimit të tij, Madden, teksa i bërë edhe një shkrim dedikues.

“Unë dhe Cameron jemi të lumtur, të emocionuar dhe ndihemi shumë të bekuar të njoftojmë lindjen e fëmijës sonë të tretë, Notas Madden. Mirë se erdhe në botë djali ynë!! Ne e duam jetën me familjen tonë – fëmijët tanë janë të shëndetshëm dhe të lumtur, dhe jemi mirënjohës!!! Po kalojmë një kohë të mrekullueshme. Ju dërgojmë të gjitha urimet tona më të mira – familja Madden”.

Cameron Diaz dhe Benji Madden, të cilët u martuan në vitin 2015, tashmë kanë dy fëmijë, vajzën Radix dhe djalin Cardinal, të cilët lindën përkatësisht në vitin 2019 dhe 2024, nëpërmjet një nëne zëvendësuese.


Shtuar 4.05.2026 17:19