Adriana Matoshi fitoi sfidën me tumorin: Falënderoj Zotin që pranoi lutjet tona, po kthehem me fitoren e tretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka njoftuar operimi i saj i tretë për largimin e tumorit ka rezultuar me sukses; duke mposhtur për herë të tretë këtë betejë.

Matoshi vetëm ditë më parë njoftoi se do të largohet nga angazhimet e saj për shkak të kësaj sëmundjeje, e ndërsa vetëm sot njoftoi se “po kthehet”; duke shënuar edhe një fitore të tretë.

Nuk mund të mos e mbaj premtimin. Po kthehna! Me fitoren e tretë. Prej ditës kur ju informova për sfidën time të re, telefoni nuk u ndalë prej mesazheve e telefonatave”, shkroi deputetja në llogarinë e saj në Facebook.

“Sot po ndihem më mirë. Iku dhe tumori i tretë. U zgjova më në fund edhe prej një ëndrre të keqe. Falënderoj Zotin që pranoi lutjet tona, e më drejtoi si gjithmonë tek doktorë profesionistë të cilët ma shpëtojnë jetën qe disa herë. Uroj të jetë sfida e fundit në lidhje me shëndetin”, deklaroi aktorja.

“Gjunjëzohem para dashurisë tuaj t’pastër. Ashtu qysh premtova, unë po kthena. Shihemi së shpejti…”, përfundoi Matoshi.

Ajo gjithashtu falënderoi të gjithë personat të cilët i qëndruan afër kësaj sfide si dhe mesazheve dhe telefonave të shumta nga njerëzit.

https://www.facebook.com/amatoshi1/posts/10161566808868960?ref=embed_post

 


Shtuar 16.03.2024 10:56