Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë në Kupën e Botës, teksa me dy golat e shënuar ndaj Austrisë u bë golashënuesi më i mirë në historinë e turneut me 18 gola, duke lënë pas Miroslav Klosen.
Pavarësisht se humbi një penallti, kapiteni argjentinas realizoi në minutat 38 dhe 95, duke arritur në pesë gola në këtë Botëror, pasi në ndeshjen e parë ndaj Algjerisë kishte shënuar një tripletë.
Të lidhura
None found
Rekordi i ri i Messit u shoqërua me reagime të shumta, ndërsa vëmendje të veçantë mori mesazhi i bashkëshortes së tij, Antonela Roccuzzo.
Ajo e ndoqi ndeshjen nga tribunat e stadiumit në Dallas së bashku me tre djemtë e tyre, Thiago, Mateo dhe Ciro, të veshur me fanellat e babait.
Pas ndeshjes, Antonela publikoi në Instagram një mesazh emocionues për yllin argjentinas: “Çfarë privilegji të të shoh teksa vazhdon të shkruash historinë”.
Messi iu përgjigj shkurt: “Të dua”.
Postimi mori mijëra reagime nga tifozët, të cilët vlerësuan jo vetëm arritjet sportive të futbollistit, por edhe mbështetjen e vazhdueshme të familjes së tij.

