Fifi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “InstaStory” duke ju dhënë mundësi atyre që të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.
Kureshtja ka qenë e madhe për jetën e saj personale rreth së cilës silleshin pothuajse të gjitha pyetjet. Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte përgjigja e Fifit në lidhje me kuriozitetin e fansave nëse ka qenë apo jo ndonjëherë e fejuar.
“Zot i madh. Jo. Deri më sot jam treguar shumë transparente dhe me pas qenë do e kisha thënë për këtë më beso. Po e theksoj, nuk kam qenë dhe nuk është në horizont ajo ngjarje njëherë”, ka shkruar këngëtarja në Instastory.
Më herët Fifi ka treguar për të gjithë ndjekësit se ka përjetuar ankth si dhe ka bërë publike pasojat që i ka lënë kjo gjë, takikardinë dhe po ashtu nuk mund të përballojë emocione të forta. Por pavarësisht kësaj, ajo ka arritur ta kontrollojë veten dhe është e lumtur.
“Po kam kalu dhe normal qe ka pasoja ajo gjeja ..M’ka lane takikardinë ama kjo eshte e veqanta jem dhe e kontrolloj, une ate, dhe jo ajo mua.. Nuk perballoj dot emocione te forta as negative as pozitive ..e prap jam e lumtur qe mund te dashuroj pa kontroll”, ka shkruar ajo.