U largua nga “RTV Ora”, zbulohet gazetarja që do të zëvendësojë Sonila Meçon

Pak javë më parë, gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço, njoftoi largimin e saj nga televizioni RTV Ora. Me falenderimet dhe mirënjohjen për drejtuesin Ylli Ndroqi, ajo kujtoi edhe një herë ulje ngritjet që pati ky televizion dhe kohët e bukura e të vështira që kaluan aty.

Sonila drejtonte emisionin “Tempora”, dhe në mediat rozë thuhet se koha televizive e Sonilës në këtë televizion do të zëvendësohet nga moderatorja e njohur, Beti Njuma. Mësohet se emisioni që do të vijë së shpejti në “RTV Ora” do të quhet “Ora e Betit” dhe do të transmetohet çdo të martë.

Ndërkohë, kur Sonila njoftoi largimin, la të kuptohej që nuk do të shkëputej nga ekrani, por burime për “News31” treguan se gazetaren do ta shohim së shpejti në “MCN TV”.


Shtuar 3.09.2021 09:37