Ҫfarë ndodhi? Përlotet Besart Kallaku: Kur ke fëmijën afër… (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, kryeplaku i “Ferma VIP”, Besart Kallaku, është përlotur gjatë spektaklit gjatë momentit që po shihte klipin e surprizës së vajzës së Florit.

“Kur ke fëmijën afër të qesh shpirti”, është shprehur Besi i përlotur.

Sakaq, rikujtojmë që ai është baba i dy fëmijëve, Ajka dhe Amen, nga marrëdhënia me këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj.

Vetëm pak kohë më parë, teksa u përfol kudo nëpër rrjet, ishte Besi i cili konfirmoi ndarjen nga ish-partnerja e tij.


Shtuar 1.06.2024 09:09