Periudha parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut ka shtuar përhapjen e dezinformatave.
Ambasadori i BE-së në Shkup thotë se periudha e ardhshme do të jetë edhe më intensive sa i përket qëllimeve jo të mira për përhapjen e lajmeve të rreme.
Gir tha se është e rëndësishme që të mbrohen verifikuesit e fakteve dhe të mos lejohet rrezikimi i tyre.
Në konferencën e titulluar “Duke e mbrojtur demokracinë në Ballkan; mbrojtje e integritetit të informative në erën dixhitale” u konstatua se dezinformatat e rrënojnë besimin ndaj institucioneve dhe për këtë qëllim duhet të luftohen.
“Për fat të keq kjo nuk ndodh vetëm në Maqedoninë e Veriut, por mund të pritet edhe në disa pjesë të Evropës, në muajt e ardhshëm, sepse ky është vit i zgjedhjeve në më shumë vende… Prandaj, është përgjegjësi e jona dhe detyrë e institucioneve shtetërore që të flasim qartë kur të rrezikohen verifikuesit e fakteve. Nëse nuk punojmë për këtë, atëherë heqim dorë nga mbrojtja e demokracisë”, tha Dejvid Gir, Ambasador i BE-së në Shkup.