Vazhdon debati mes VMRO-DPMNE-së opozitare dhe kryetari të Kuvendit Talat Xhaferi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Koordinatori i VMRO-së, Nikolla Micevski tha se deputetët e pushtetit po të ishin në vendin e opozitës mbrëmjen e djeshme do të bënin dramë.
“Nuk ka arsyetim për atë që e bëtë mbrëmjen e djeshme. Po të ishim në situatë të këtillë, e di se çfarë do të bënin disa deputetë këtu mbrëmë? Drama, do të kishte televizione, do të shtriheshin për tokë, të mbyllur pa vetëdije”, tha Micevski.
E menjëhershme ka qenë përgjigja e kryetarit Xhaferit, i cili tha se nuk do të lejojë përsëritjen e 27 prillit të vitit 2017.
“Veç sa të iu rikujtoj, po të ishte situata ndryshe, ose në të kundërtën, do të iu rikujtoj për 24 dhjetorin të 2012, dhe prillin e vitit 2017, këtë nga unë nuk do ta shihni Nikolla Micevski, ta dini. Vetëm punë sipas Kushtetutës dhe Rregullores. Këtë e kam thënë edhe me 27 prill 2017. Nga unë nuk do të shihni përsëritje të fotografive nga viti 2017 dhe 24 dhjetori i vitit 2012”, deklaroi Xhaferi.