Mbi 400 amendime ka dorëzuar VMRO-DPMNE kundër shkarkimit të Fadil Zendelit nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime. Dhjetëra të tjera gjithashtu janë dorëzuar edhe nga Lëvizja Besa.
Nga VMRO-DPMNE thonë se Xhaferi i ka njoftuar se do t’i refuzojë të gjitha sepse nuk kanë respektuar procedurën gjatë dorëzimit, por opozita pret shkresë nga kryetari me arsyetim pse janë refuzuar.
“Xhaferi gojarisht na njoftoi se amendimet nuk janë dorëzuar siç duhet. Presim arsyetim me shkrim pse do i refuzojë, e pastaj do t’i përgjigjemi. Do të shohim si do të veprojmë, pushteti e polarizon Kuvendin dhe me forcë po tenton të vazhdojë punën me shkarkimin e Zendelit. VMRO-DPMNE nuk do të lëshojë Kuvendin, nuk do ti lejojmë pushtetit hapësirë për sjelljen e ligjeve, por në koordinimet me Xhaferin më nuk shkoj. Nuk ka nevojë të mar pjesë në koordinime që të legjitimoj ahengun privat të pushtetit”, thotë Micevski nga VMRO-DPMNE.
Zendeli është shprehur se Besa ka dorëzuar dhjetëra amendime. Ai thotë se nëse Kuvendi e shkarkon atë, Besa më nuk do të jetë një opozitë konstruktive, gjegjësisht pushteti nuk do të ketë mbështetje për ligjet për të cilat ka nevojë edhe për votat e opozitës.//Zhurnal.mk