VLEN: Pas 20 vitesh në pushtet, BDI la pas premtime, ndërsa projektet po realizohen tani

Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj deklaratave të Bashkimit Demokratik për Integrim për projektet infrastrukturore, duke e kritikuar këtë parti se gjatë dy dekadave në pushtet ka prodhuar më shumë premtime se rezultate konkrete.

Të lidhura

None found

Sipas VLEN-it, BDI-ja vijon të flasë për sigurimin e fondeve dhe përgatitjen e dokumentacionit, por qytetarëve u përsëritet e njëjta histori që e kanë dëgjuar prej 20 vitesh.

“Për dy dekada, BDI-ja premtoi projekte, paralajmëroi autostrada, projektoi rrugë dhe fliste për investime. Por, në fund, qytetarëve u mbetën premtimet, ndërsa elitës partiake privilegjet”, deklarojnë nga VLEN-i.

Koalicioni në pushtet thotë se ndryshimi mes tij dhe BDI-së është tashmë i qartë. Sipas VLEN-it, projektet që për vite u shfaqën në harta dhe u prezantuan në konferenca për shtyp, sot po kthehen në kantiere ndërtimi.

VLEN-i rendit ndër këto investime autostradën drejt Gostivarit, përparimin e lidhjes autostrado-re drejt Kërçovës, fillimin e punimeve për lidhjen rrugore me Kosovën dhe ndërtimin e Korridorit 8. “Derisa BDI-ja fotografohet, VLEN punon në terren”, shprehen nga koalicioni.

Në reagim ngrihet edhe pyetja se përse këto projekte nuk u përfunduan gjatë viteve kur BDI-ja ishte pjesë e pushtetit, nëse, siç pretendon kjo parti, fondet dhe dokumentacioni ishin siguruar.

“Nëse gjithçka ishte siguruar, pse për 20 vjet nuk u ndërtuan këto projekte? Ku ishin ato para? Pse pjesa perëndimore e vendit mbeti për dy dekada me rrugë të ngushta, pika të rrezikshme, trase të papërfunduara dhe infrastrukturë që nuk i plotësonte nevojat e qytetarëve?”, pyesin nga VLEN-i.

Koalicioni pretendon se gjatë periudhës kur BDI-ja mori pjesë në qeveri të ndryshme, projektet e mëdha infrastrukturore shpesh u kufizuan në prezantime, njoftime dhe premtime për tenderë. Ndërkohë, qytetarët e Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Strugës dhe komunave të tjera vijuan të prisnin investimet e paralajmëruara.

VLEN-i thekson se sot, përveç projekteve autostrado-re, po ndërtohen bulevarde në Tetovë, po investohet në kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe po zbatohen projekte infrastrukturore në Strugë.

Sipas koalicionit, në komunat ku jetojnë shqiptarët po ndërtohen gjithashtu rrugë, sisteme kanalizimi dhe ujësjellës. “Ekskavatorët janë në terren, ndërsa BDI-ja është në konferenca për shtyp. Ky është dallimi”, thuhet në komunikatë.

VLEN-i akuzon BDI-në se po kërkon të përvetësojë meritat për projektet që po realizohen aktualisht. Koalicioni nënvizon se sigurimi i mjeteve financiare dhe hartimi i dokumentacionit nuk kanë vlerë nëse nuk shoqërohen me zbatimin konkret të projekteve.

“Paratë në letër nuk janë autostradë. Projekti në sirtar nuk është bulevard. Premtimi në konferencë për shtyp nuk është infrastrukturë. Qytetarët nuk udhëtojnë mbi deklaratat e partive, por mbi rrugët që ndërtohen”, theksojnë nga VLEN-i.

Koalicioni qeverisës vlerëson se qytetarët tashmë kanë mundësi të krahasojnë premtimet e bëra ndër vite me projektet që, sipas tij, po marrin formë sot. “BDI-ja la pas dosje dhe premtime. VLEN po lë pas rrugë, ura dhe projekte të realizuara”, përfundon reagimi.


Shtuar 30.08.2026 15:02

sultanbeyli escortextrabetmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobet