Sela kundër ligjit për përfaqësim të drejtë: Është i dëmshëm dhe nuk guxon të miratohet

Kreu i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, e ka cilësuar si të keq, madje të dëmshëm, ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat që është propozuar nga Qeveria. Sipas tij, ky draft është në thelb i njëjtë me balancuesin, me të vetmin ndryshim se ka një emërtim tjetër.

Ai u bëri thirrje deputetëve shqiptarë të tregohen të kujdesshëm, duke vlerësuar se bëhet fjalë për ligje që synojnë, siç tha ai, ta çmontojnë gradualisht Marrëveshjen e Ohrit. Po ashtu, Sela akuzoi OBRM-PDUKM-në se po përpiqet ta djegë këtë të drejtë që del nga Marrëveshja e Ohrit.

Të lidhura

None found

“Unë mendoj se ky ligj është shumë i dëmshëm, është shumë i dëmshëm dhe shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje të gjithë deputetëve shqiptarë që të kenë kujdes, ligjet e tilla të cilat kanë për qëllim që avazh avash ta çmontojnë Marrëveshjen e Ohrit. Nuk është çështje interesash personale dhe individuale. Ky ishte mesazhi që ja dhashë edhe zv kryeministrit Bekim Sali, nëse ka ndërgjegje ta kuptojë, i thash ky ligj s’është për ty, as për mua, s’është as për Shkëlzenin sepse unë i kam kaluar 53″.

“Ky ligj është projeksion i ardhmërisë së gjeneratave që vinë, i atyre studentëve që protestojnë, i fëmijëve që i keni në shtëpi dhe atyre që ndoshta nuk kanë lindur, i nipërve dhe stërnipërve. Kështu që ky ligj assesi nuk duhet të kalojë……Balancuesi që merret si krahasim me ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është e njëjta gjë, është e njëjta gjë, vetëm paketimi i emrit është ndryshme. OBRM-PDUKM mundohet që ta harxhojë, ta djeg edhe këtë të drejtë që buron nga Marrëveshja e Ohrit”, deklaroi Sela në Alsat.


MariobetMariobetimajbetmeritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetkralbetgalabetbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişzirvebetGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomholiganbetjojobet girişgrandpashabet giriş