Regjistrohen 134 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 134 raste të reja me Covid-19 nga 912 testime.

Në të njëjtën kohë janë regjistruar 144 pacientë të shëruar, si dhe një person i vdekur.

Nga numri total i infektimeve janë regjistruar 33 riinfeksione.

Janë regjistruar 144 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 341.261, numri i të shëruarve është 330.472, numri i të vdekurve është 9.502 dhe numri i rasteve aktive është 1.287.