OBRM-PDUKM akuzon LSDM-në për nxitje paniku me gënjeshtra mbi cilësinë e ujit në kryeqytet

Partia në pushtet, OBRM-PDUKM, ka drejtuar akuza të forta ndaj LSDM-së dhe liderit të saj, Venko Filipçe, duke i cilësuar si përhapës të qëllimshëm të panikut përmes rrjeteve sociale me pretendime të rreme për ujin e Shkupit.

Të lidhura

None found

Sipas tyre, këto veprime vijnë në një moment kur opozita nuk po arrin të ofrojë asnjë alternativë apo zgjidhje politike dhe po përpiqet të minojë ndjenjën e sigurisë tek qytetarët me pohime që tashmë janë hedhur poshtë nga autoritetet përkatëse.

“Teksa Venko Filipçe dhe Zoran Zaev po shijojnë pushimet në bregdetin e Egjeut, kanë zgjedhur të merren me politikë duke shpërndarë gënjeshtra dhe duke futur frikën në popull,” shprehet në komunikatën zyrtare të OBRM-PDUKM-së.

Partia qeverisëse e konsideron të papranueshëm përhapjen e informacioneve për një ujë që pretendohet se nuk është i pijshëm në Shkup, duke nënvizuar se institucionet kompetente kanë dalë me reagime dhe i kanë rrëzuar këto spekulime bazuar në shifra dhe fakte zyrtare.

Po ashtu, OBRM-PDUKM bën të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur tashmë një hetim për të identifikuar burimin e këtyre pretendimeve dhe për të vënë para përgjegjësisë personat që qëndrojnë pas shpërndarjes së tyre.

“Filipçe dhe LSDM-ja nuk kanë të drejtë të tallen me besimin e publikut, as me sigurinë e qytetarëve dhe aq më pak me shëndetin e tyre. Edhe përplasja politike i ka kufijtë e vet dhe ne i bëjmë thirrje LSDM-së që, në vend të asaj që ne e quajmë ‘mashtrime dhe frikësim’, të paraqesë vizion, zgjidhje dhe ndjenjë përgjegjësie,” përfundon deklarata e partisë në pushtet.


Shtuar 15.08.2026 13:12

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomajaxbet girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom