Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për një marrëveshje të re kolektive, e cila parashikon edhe rritje të pagave për pjesëtarët e Ushtrisë.
Ai deklaroi se të hënën do të hapen bisedimet me sindikatat për kontratën e re kolektive, ndërsa nga viti i ardhshëm është planifikuar të ketë rritje si të pagave, ashtu edhe të pikës mbi të cilën përllogariten ato.
Të lidhura
None found
Sipas Misajlovskit, edhe në vitet që pasojnë pritet të ketë rritje në përqindje të pagave, në varësi të mundësive që do të ofrojë buxheti.
Ai nënvizoi gjithashtu se Ministria, paralelisht, po merret me përmbushjen e obligimeve të mbartura nga e kaluara, sidomos atyre që lidhen me padi, duke theksuar se çdo vit shlyhen disa mijëra raste të tilla.
Po ashtu, Misajlovski tha se me ribalancimin aktual të buxhetit, fokusi kryesor mbetet shlyerja e borxheve të vjetra, por njëkohësisht edhe garantimi i mjeteve për forcimin e kapaciteteve dhe për investime të reja në Ushtri.
