MASH hap thirrjen për 85 ndërmjetës arsimorë romë në shkollat fillore dhe të mesme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka shpallur thirrje publike, të hapura deri më 7 tetor, për punësimin e ndërmjetësve arsimorë romë. Ata do të mbështesin arsimimin e fëmijëve romë nga familje në kushte të pafavorshme sociale, si edhe të atyre që kanë qëndruar për një kohë të gjatë jashtë sistemit arsimor.

Të lidhura

None found

Për këtë vit shkollor kërkohen 50 ndërmjetës për shkollat fillore dhe 35 për shkollat e mesme.

Sipas MASH-it, ndërmjetësit do të zhvillojnë veprimtari për të rritur ndërgjegjësimin rreth mundësive për arsimim dhe qasjes në shkolla. Ata do të mbajnë takime të rregullta me popullsinë dhe punonjësit e shkollave për t’i njohur me veçoritë dhe nevojat arsimore të grupeve të cenueshme. Gjithashtu, do të bashkëpunojnë vazhdimisht me mësuesit dhe bashkëpunëtorët profesionalë për të përmirësuar arritjet e nxënësve dhe për të ulur braktisjen e shkollës.

Në arsimin fillor, ndërmjetësit do të angazhohen në komunat Shuto Orizare, Karposh, Gjorçe Petrov, Çair, Qendër, Kisella Vodë, Aerodrom, Gazi Babë, Butel, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Manastir, Prilep, Kumanovë, Shtip, Koçan, Vinicë, Dellçevë, Berovë, Veles/Gradsko, Kavadar, Kriva Pallankë, Ohër, Negotinë, Ilinden dhe Radovish.

Ndërsa 35 ndërmjetësit për arsimin e mesëm do të punësohen përkohësisht në shkollat e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës, Manastirit, Prilepit, Kumanovës, Shtipit, Koçanit, Vinicës, Dellçevës, Berovës, Ohrit, Strugës, Velesit, Negotinës dhe Kavadarit./Telegrafi/


Shtuar më 28.09.2026 20:35

sultanbeyli escortCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet