Maqedonia do të mund të furnizohet me gaz nga disa burime përmes Bullgarisë

Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruan një marrëveshje për lidhje të re të shpërndarjes së gazit natyror.

Fshati Zhidilovo i komunës së Kriva Pallankës do të njihet si pikë e re përmes së cilës kalon rrjeti i gazsjellësit nga Qustendilli, shkruan Alsat.

Kompanitë shtetërore të të dy vendeve, GA-MA dhe Buglartransgaz bënë me dije se me këtë marrëveshje lidhja përcaktohen në detaje kushtet për blerjen e gazit, shpërndarjen dhe procedurat e tjera me qëllim uljen e varësisë nga gazi natyror.

“Nga 1 janari do të lirohen kapacitetet e gazit natyror, i cili mund të importohet në vendin tonë për nevojat e edhe t; ngrohtores TE-TO në fushën e energjisë elektrike. Por, më e rëndësishmja edhe për nevojat e industrisë në tërësi, që përdor gazin natyror”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Në Maqedoni, rreth 50 kapacitete më të mëdha industriale përdorin gaz natyror.

Por, edhe kompanitë e huaja që janë në zonat industriale nuk do të mund të punojnë pa furnizimin në kohë me gaz.

Autoritetet njoftuan gjithashtu se me liberalizimin e tregut të gazit natyror do të ketë më shumë opsione për kompanitë dhe amvisëritë.

Konkretisht, marrëveshja që u nënshkrua sot në Sofje rregullon rritjen e sasisë së gazit që do të hyjë në vend./ Alsat.mk


Shtuar 31.10.2022 17:54