Kovaçevski: Çmimi i bukës është ulur

Ndërsa qytetarët ankohen se çmimet vazhdojnë të mbeten të njëjta, kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski lavdërohet se masat tashmë po japin rezultate dhe çmimi I bukës dhe produkteve të tjera tashmë është ulur.

“Tashmë është ulur çmimi i bukës tek pjesa më e madhe e prodhuesve dhe çmimi i vajit tek prodhuesi më i madh tashmë është ulur për 40 denarë, krahasuar me çmimin më të lartë që e kishte”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër./Alsat.mk


Shtuar 1.12.2022 18:10