44-vjeçari nga Ohri ndërron jetë pasi gëlltiti një pako me drogë gjatë ndalimit nga policia

Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e kaluar në Ohër, pasi një 44-vjeçar humbi jetën në rrethana që nisën me një ndjekje policore.

Të lidhura

None found

Sipas informacioneve, më 08.07.2026 rreth orës 22:30, në bulevardin “Turistiçka” në Ohër, policia tentoi të ndalonte një automjet pasagjerësh “Range Rover” me targa kombëtare çeke, por drejtuesi nuk iu bind sinjalit të patrullës dhe u largua.

Pas ndërhyrjeve të mëtejshme, efektivët arritën ta ndalonin automjetin dhe privuan nga liria I.M. (32) nga Ohri, i cili ishte në timon.

Në të njëjtin moment, punonjësit e policisë konstatuan se në makinë ndodhej edhe S.P. (44) nga Ohri, i cili menjëherë gëlltiti një pako me narkotikë. Pas kësaj, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Policia njoftoi Shërbimin e Mjekësisë së Shpejtë, me automjetin e të cilit S.P. u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ndërroi jetë atje.

Nga SPB Ohër bëhet e ditur se, me urdhër të prokurorit publik, gjatë ditës së sotme do të kryhet autopsia në Spitalin e Përgjithshëm në Manastir. Po ashtu, sipas udhëzimeve të prokurorit publik, po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të incidentit./Telegrafi/


Shtuar më 9.07.2026 12:56

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş