“U zgjova në mëngjes e tmerruar”, paralajmërimi i 19-vjeçares që përfundoi në spital nga boja e flokëve (VIDEO)

“Më dhanë pilula steroide që t’i merrja dy herë në ditë për katër ditë. Më rekomanduan edhe Benadryl dhe akull”. Në një video virale, një 19-vjeçare në TikTok po ndan përvojën e saj pasi leu flokët dhe gjithçka përfundoi keq.

Seraya Ellison, po paralajmëron të tjerët të jenë të kujdesshëm, pasi zbuloi se pati një reaksion alergjik ndaj një kimikati që gjendet shpesh në bojërat e flokëve, sidomos në ato të errëtat.

Ajo i bën thirrje vajzave që ta testojnë gjithmonë bojën duke e vendosur pak në lëkurë, përpara se ta aplikojnë të gjithën në flokë.

“Unë kam lyer gjysmën e flokëve me ngjyrë të zezë më 15 korrik. Ka shumë vite që i lyej flokët, kështu që jam mësuar që flokët dhe veshët të më acarohen pak kur përdor bojëra të lira. Nuk i kushtova shumë rëndësi, duke supozuar se boja hyri në lëkurë dhe do duhet pak kohë sa të qetësohet, siç më ka ndodhur zakonisht në të kaluarën”, tha Ellison për Buzz Feed.

“Të nesërmen në mëngjes, u zgjova me të dashurin tim duke bërtitur dhe duke më pyetur se çfarë ndodhi me fytyrën time. Shikova në pasqyrë dhe pashë që ana e djathtë e ballit tim ishte e fryrë.”

Ellison tha se ata nuk ishin shumë të shqetësuar në fillim, kështu që ajo mori pak Benadryl dhe u nis për në punë. Por enjtja vetëm përkeqësohej nga minuti në minutë, kështu që Ellison përfundoi në urgjencë.

Simptomat përfshinin fryrje, djegie dhe mpirje të fytyrës. Mjeku i tha se “s’kishte parë kurrë diçka të tillë”. Një dermatolog i dha një serum për djegiet dhe asgjë tjetër, kështu që për siguri, Ellison dhe e ëma shkuan edhe në mjekë të tjerë.

“Më dhanë pilula steroide që t’i merrja dy herë në ditë për katër ditë. Më rekomanduan edhe Benadryl dhe akull.”

Mjekët i thanë Ellison se ajo kishte zhvilluar një alergji ndaj një kimikati të quajtur parafenilendiaminë, gjithashtu i njohur si PPD, që më së shumti gjendet në bojërat e errëta të flokëve. Enjtja u ul gradualisht dhe pas 5 ditësh, ajo ishte e shëruar plotësisht.

PPD gjendet në 90% të ngjyrave të flokëve, madje edhe ato organike. Shumica e njerëzve nuk kanë ndonjë problem me të, megjithatë, sikurse e patë, ekziston dhe mundësia për reaksion alergjik.

@seraya.ea #hairdye #fail #patchtestfail #patchtestsarevital ♬ Bad Girls – M.I.A.