Manchester City dhe Arsenali ndanë pikët pas barazimit 2-2 në “Emirates”, ndërsa episodi që ndezi më shumë debat u regjistrua në minutën e fundit të kohës shtesë, kur skuadra e Enzo Marescas pretendoi për penallti pas një prekjeje me dorë nga Viktor Gyokeres.
Rasti ndodhi në minutën e 90+7-të. Pas goditjes me kokë të Josko Gvardiol, topi preku dorën e sulmuesit suedez dhe lojtarët e Manchester Cityt kërkuan me ngulm ndërhyrjen e gjyqtarit.
Të lidhura
None found
Arbitri kryesor nuk akordoi 11-metërsh, ndërsa vendimi u shqyrtua edhe nga VAR-i, i cili e la në fuqi atë.
Komunikimi mes gjyqtarit dhe zyrtarëve të VAR-it tashmë është bërë publik dhe tregon arsyetimin pas vendimit.
“Gjyqtari: Mund të ketë prekur dorën, por nuk mendoj se ishte e qëllimshme.
VAR: Është dora e majtë, dora e majtë është e mbledhur pranë trupit”, thuhet në bisedën mes tyre.
Sipas këtij vlerësimi, krahu i Gyokeresit ndodhej në një pozicion natyral dhe ishte i afruar me trupin. Për këtë arsye, kontakti me topin nuk u konsiderua shkelje e rregullave që justifikonte dhënien e penalltisë.
Vendimi solli reagime të forta nga futbollistët e Manchester Cityt, ndërsa portieri Gianluigi Donnarumma vijoi të shfaqte pakënaqësinë e tij edhe pasi ndeshja kishte përfunduar.
Barazimi 2-2 i mundësoi Arsenalit të ruajë vendin e parë në Ligën Premier, me ekipin që vijon të ketë gjashtë pikë më shumë se Manchester City.





