Tendencat e palltove që do dominojnë dimrin (FOTO LAJM)

Mjafton një kërkim i vogël mbi paraqitjet më të fundit të street style-it në Milano dhe Paris për të parë se kostumi është rikthyer sërish në fokus. Kostumet tregojnë dinamizëm dhe feminitet dhe kjo shihet përmes qëndrimit të çdo femre që zgjedh t’i veshë ato. Kostumi i zi është padyshim një klasik dhe një investim i mirë për garderobën, por ka kaq shumë opsione të ndryshme për çdo stil.

Kostum mund të kombinohet me të vërtetë me të gjitha këpucët e dimrit, nga çizmet luftarake dhe çizmet kauboj deri te atletet duke krijuar veshjet më cool për zyrë apo mbrëmje. Kostumet me ngjyrë të ndezura janë një zgjedhje e mirë. Mund të jetë blu e hapur apo portokalli, ngjyra që i japin humor stilit të përditshëm të rrugës.

Një kostum me ngjyrë është shumë modern, ndaj shmangni kombinimet klasike. Kostumet e lëkurës janë gjithashtu trend i sezonit. Mos hezitoni të shtoni në gardërobën tuaj një kostum lëkure, idealisht në ngjyrë kafe që është trend. Në përgjithësi materialet ndryshojnë, kostumi mund të jetë kadife, lino, lëkure, në varësi të stilit që dëshironi të arrini çdo herë.


Shtuar 9.11.2021 12:52