Personat me reumatizëm janë më të rrezikuar nga “Covid i zgjatur”

Sipas një studimi amerikan, personat që vuajnë nga sëmundje reumatizmale janë më të rrezikuar nga simptomat e  “Covid të zgjatur”. Kjo do të thotë se ata kanë më shumë gjasa të përjetojnë për më shumë se një muaj simptoma të ndryshme, si humbja e shijes ose nuhatjes, dhimbje muskulore, vështirësi në përqendrim, etj.

Studiuesit në Spitalin për Kirurgji në Nju Jork, të udhëhequr nga reumatologia Dr. Menta Marbaya, analizuan të dhënat për 7505 personave mbi moshën 18 vjeç, të cilët vuanin nga reumatizma nga viti 2018 deri në 2020.

Cilët janë më të rrezikuar?

Sipas studimit, më shumë se gjysma e personave (56%) kishin simptoma të Covid për të paktën një muaj. Duhanpirësit me sëmundje reumatizmale, ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese (astma, kancer, sëmundje kronike të veshkave, diabeti, probleme me zemrën, etj.) dhe ata që marrin kortikosteroide janë më të rrezikuar nga “Covid i zgjatur”.

Studiuesit hodhën poshtë mundësinë që simptomat si lodhja apo dhimbje muskujsh të cilësohen si “ Covid i zgjatur” .


Shtuar 8.11.2021 16:01