Një gotë që të flesh më mirë? Bie miti për alkoolin para gjumit

A e dini që edhe pse darka duhet si koha më e mirë për të pirë një gotë verë, ajo kohë nuk duhet të jetë asnjëherë para gjumit. Ndjesia e trullosjes është e këndshme për të shkuar me të në shtrat, por është e gënjeshtërt, sipas studimeve.

Ata që gërhasin, atë natë do të gërhasin edhe më shumë sepse alkooli relakson muskujt e rrugëve ajrore dhe ndikon në gërhitje.
Alkooli në organizëm prish fazën REM të gjumit që është shumë e rëndësishme për ruajtjen e kujtimeve dhe të nesërmen do ndjeni mungesën e gjumit dhe do jeni të përgjumur.

Gjithashtu te femrat ka ndikim më të madh sesa te meshkujt, sepse ato e thithin më shumë alkoolin dhe kanë më pak enzima për ta shpërbërë atë, prandaj nëse pijnë të njëjtën sasi alkooli, gruaja do ketë më shumë probleme me gjumin sesa burri.

Pra, nëse vërtet dëshironi të shijoni një gotë verë në darkë, zgjidhni ta pini dy deri në tri orë para gjumit.

Dhe një lajm i fundit. Dardhat, ato aziatiket bëhet fjalë, me lëkurë të verdhë me pika, pak të rrumbullakëta, që nuk dihet nëse vijnë në Shqipëri, është zbuluar që bëjnë mirë, për të zhdukur pasojat e pijes të nesërmen. Gjithmonë nëse i konsumon para pijes.


Shtuar 16.03.2021 10:11