Përse mizat janë shtuar kaq shumë në shtëpi gjatë kësaj vere?

Nëse gumëzhima e mizave po dëgjohet më shpesh se zakonisht në shtëpinë tuaj këtë verë, nuk jeni të vetmit që po përballeni me këtë situatë. Vapa krijon një mjedis të favorshëm për shumimin e tyre, kurse dyert dhe dritaret e lëna hapur ua lehtësojnë hyrjen brenda.

Të lidhura

None found

Sipas ekspertëve, mizat janë insekte gjakftohta, ndaj temperaturat e larta ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e aktivitetit të tyre. Në mot të nxehtë, ato ushqehen, çiftëzohen dhe riprodhohen me ritëm më të shpejtë.

Frutat e pjekura, mbeturinat, koshat ku hidhet ushqimi dhe enët e kafshëve shtëpiake u ofrojnë mizave vende të përshtatshme. Kështu shkruan Metro, ndërsa lajmin e transmeton Klankosova.tv.

Për të kufizuar praninë e tyre, koshat e mbeturinave duhet të mbahen të mbyllur dhe të pastrohen vazhdimisht.

Frutat e pjekura nuk duhet të lihen jashtë për periudha të gjata.

Është gjithashtu e rëndësishme që lavamanët të pastrohen rregullisht dhe të mos mbeten aty mbetje ushqimore.

Çdo hapësirë rreth dyerve dhe dritareve duhet të mbyllet, në mënyrë që mizat të mos mund të hyjnë lehtësisht në ambientet e brendshme.

Si zgjidhje natyrale për largimin e tyre mund të vendosen lëkura agrumesh ose vaj menteje pranë hyrjeve dhe dritareve.

Ekspertët sqarojnë se shfaqja e mizave nuk është domosdoshmërisht shenjë e një shtëpie të papastër. Ato thjesht bëhen shumë më aktive kur temperaturat janë të larta.


Shtuar 12.08.2026 11:47

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomepikbahis girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet