Shumë prej nesh kanë zakon të kafshojnë thonjtë. Ky veprim mund të ndodh prej zemërimit ankthit, por edhe pa vetëdije. Por si mund të shpëtoni prej tij?
Ne ju zbulojmë tre këshilla shumë të thjeshta dhe praktike që do ju vijnë në ndihmë:
1-Mbajini duart e zëna
Mundohuni të merreni me një hobi dhe ta përdorni atë si një mënyrë për të mos kafshuar thonjtë. Si psh: thurja, ilustrimi, hapja dhe mbyllja e stilolapsave apo edhe thjesht të shkarravisni.
2-Mbajeni gojën e zënë:
Nëse ju do të pertypnit një çamçakëz apo do të hani një karamele, do të shihnit që pas një farë kohe, impulsi për të kafshuar thonjtë tuaj do të largohet.
3-Pritini thonjtë
Kur të vini re se thonjtë tuaj janë bërë edhe vetëm pak fare më të gjata, shkurtojini sa më shumë në mënyrë që mos të mundeni t’i kafshoni ato.