Njihuni me bimën “magjike” që kuron çdo paralizë, Ylli Merja: Por kini kujdes si ta përdorni

Mjeku popullor Ylli Merja ne emisionin “Rreze Dielli”, tregoi mënyrat se si mund të rehabilitohemi pas operacioneve dhe paralizave të ndryshme përmes bimëve medicinale. Por nga se shkaktohen paralizat e ndryshme që ndodhin në trupin e njeriut:

“Paralizat kanë një emërues të përbashkët dëmtimet të cipës të kornes së trurit. Ky dëmtim mund të jetë ose nga një goditje mekanike ose mund të jetë nga një hemorragji cerebrale ose nga një inflamacion I trurit si dhe nga dëmtimet fizike, mekanike të shtyllës kurrizore’’ shpjegoi ai.

Paraliza faciale është më e shpeshta që ndodh në popullatë, por mjeku popullor Ylli Merja shprehet se ajo mund të kurohet përmes vajit të livandos.

‘’ Vaji I pavdeksisë quhet I cili edhe pihet edhe masazhohet kjo pjesa e veshit pasi aty është nervi që mund të na pësojë një kontraktim dhe kjo lulja helikrisium kryen një mbrekulli, jo vetëm që I ushqen nervat por bën një rizgjim dhe një lirim të tyre ‘’ tha ai.

Mjeku popullor Ylli Merja theksoi se bima çudibërëse që ka rezultuar tepër e sukseshme në kurimin dhe përmirësimin e personave që vuajnë nga paralizat e ndryshme është manaferra turke, një bimë e cila mund të jetë toksike nëse përdoret në masë më të madhe nga ajo që rekomandohet, prandaj ai këshillon që të përdoruesi të tregojë kujdes në konsumin e saj:

Duhet të japim acide organike që kanë veti të shkrijnë këto pllakëzat të fibrinave dhe të trombeve. Ne kemi provuar për efektet cudibërëse të manaferrës turke. Ajo përmban këtë kompleksin e  vitaminave, përmban disa acide organike, nuk përdoret më shumë se një muaj dhe nuk duhet të përdoret më shumë se 6 kokrra. Marrim 6 kokrra I hedhim në ujë të nxehtë në darkë’’ u shpreh mjeku popullor Ylli Merja.

Pas manaferrës turke, medikamentet popullore më të mira për shërimin e paralizave sipas mjekut alternative janë frutat me shije të athët:

“Mandej do të shkojmë tek frutat që kanë shije të athët, shega e egër kryen këtë funksion dhe një tjetër rigjeneron zonat e dëmtuara të sistemit nervorë që nuk kanë marr ushqim dhe oksigjen për një kohë të gjatë. Molla e egër ose frutat e pyllti falë acideve organike që kanë edhe kjo duhet të merret në përdorim për tu trajtuar kjo sëmundje. Po kështu do të marrim boronicën e egër si dhe bimën e murrizit” theksoi më tej ai .

Ndërsa theksoi se krahas çajrave që do të konsumojë personi duhet të ushqejë dhe të rigjenerojmë muskujt dhe nervat me vajin e Helikriusiumit.


Shtuar 6.02.2022 14:35