Një prej tyre iu duhet me patjetër! Këto bimë largojnë stresin

Ato duken bukur, ndërsa thuhet se ato mbrojnë shtëpinë. Dhomat në të cilat qëndrojmë më gjatë, shumë shpesh mund të ndikojnë në gjendjen tonë shpirtërore.

Sipas besimit popullor, këto bimë kanë fuqinë për të mbrojtur shtëpinë tonë nga energjia negative.

Livanda

Përmirëson cilësinë e gjumit, prandaj përdoret për t’i shëruar pagjumësinë, depresionin dhe nervozizmin. Spërkatni jastëkun me aromën e livandës për të siguruar një gjumë të qetë.

Rozmarina

Nëse filloni një biznes të ri ose keni takuar një dashuri të re, është koha për një rozmarinë të vogël, sepse e bën më të lehtë fillimin. Përveç tërheqjes së dashurisë dhe pasionit, ajo inkurajon kujtesën dhe humorin e mirë. Organizoni disa degë rreth shtëpisë ose thjesht rriteni atë si një bimë shtëpie.

Bambuja

Simbolizon fat të mirë dhe prosperitet. Vendosni degë bambuje në cepat e errët të dhomës, në mënyrë që të largoni energjinë negative.

Borziloku

Borziloku njihet si një bimë që largon shpirtrat e këqij, mjafton të ndizni pak borzilok në shtëpinë tuaj dhe ta lini të funksionojë.

Shtuar 20.06.2021 23:13

Tags: ,