Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në Aeroportin ndërkombëtar të Panamasë ku gjatë kontrolleve për fluturimin nga Copa me destinacion Floridan u dyshua së në kabinën e banjës kishtë një bombë.
Boeing 737-800 u ul rreth orës 11 të mëngjesit me orën lokale në datë 13 tetor dhe u zhvendos në një pjesë të izoluar të asfaltit, ku 144 pasagjerë u zbritën nga avioni, tha Autoriteti Civil i Aeronautikës i Panamasë në platformën e mediave sociale X.
Një ekip anti-eksploziv inspektoi avionin teksa José Castro, kreu i ekipit të sigurisë së aeroportit, tha për AFP se një objekt i dyshimtë në një nga banjat e avionit u gjet se ishte një pelenë për të rritur.
“Ne e patëm atë në një pistë të sigurt ku njësitë speciale të policisë për qentë dhe forcat speciale ekzaminuan objektin dhe zbuluan se ishte një pelenë për të rritur, duke përjashtuar çdo rrezik,” tha Castro për AFP.