Nëse nuk keni përdorur kurrë serum fytyre, ky është momenti i duhur për të provuar këtë recetë

Me siguri e keni provuar serumin hidratues të fytyrës. Nëse jo, tashmë është koha dhe s’keni pse paguani për të pasi Living ju propozon ta përgatisni në shtëpi. Serumi i natës mund të japë rezultate të mahnitshme në vetëm disa netë, kështu që provojeni.

Përbërësit: xhel Aloe Vera, vaj i bajameve të ëmbla, ujë trëndafili dhe 2-3 kapsula me vitaminë E.

Përgatitja dhe përdorimi:

Vendosni 2 lugë xhel aloe në një tas, pastaj shtoni 2 lugë me ujë trëndafili dhe përziejeni mirë. Në fund shtoni një lugë çaji me vaj të bajameve të ëmbla. Hapni kapsulat e vitaminës E dhe shtojini te përbërësit e mësipërm. Përziejini të gjitha mirë dhe ruajeni serumin në një shishe të pastër. Përdoreni çdo natë, pasi të keni pastruar mirë fytyrën. Masazhojeni mirë për disa minuta dhe fytyra juaj pas disa ditësh do të shkëlqejë si kurrë më parë.


Shtuar 3.12.2021 16:20