Nëse nuk keni eliminuar këto 5 pije, mos u përpiqni të humbisni peshë

Nuk është fjala vetëm për pijet alkoolike! Të gjithë e dinë që koktejlet alkoolike, birrat apo teprimi me verën ka pasoja, jo vetëm për linjat por edhe për shëndetin. Mirëpo, nuk janë të vetmet! Nëse po përpiqeni të humbisni peshë dhe mendoni se një pije pa sheqer nuk dëmton shumë, e keni gabim!

Janë disa pije që i përdorim përditë e prej të cilave duhet të heqim dorë, nëse kërkojmë të jemi disa kilogram më pak. Ja cilat janë:

Kafeja
Nuk po themi që ta eleminoni krejtëissht por përpiquni ta pini pa I shtuar sheqer, qumësht, apo shtesa të tjera me yndyrë e sheqer.

Qumshti me përqindje të lartë yndyre

Çajrat e ftohtë me sheqer të shtuar

Lëngjet e shtrydhura. Mund të duken të shëndetshëm dhe në fakt janë por teprimi me to shton edhe nivelin e sheqerit në organizëm.

Smoothie-t e ndryshëm. Për të njëjtat arsye si lëngjet e shtrydhur, edhe smoothie-t duhen pirë me rezerva. Mund të përgatisni një, në mëngjes, por jo të pini vazhdimisht, gjatë ditës.