Mërkuri është në retrogradë: 3 shenjat që duan të qëndrojnë vetëm këtë periudhë

Nevoja për të qenë vetëm është reale dhe kushdo ne momente të caktuara ka dëshirë të qëndrojë thjesht me veten. Këtë periudhë të mërkurit në retrogradë, sidomos tre nga shenjat e zodiakut duan të jetë me veten e tyre. Pa askënd rreth e rrotull. Pa dalje e festa. Pa takime e angazhime të mëdha.

Dashi

Nuk keni qenë kurrë të trembur kur bëhet fjalë për të deklaruar atë që ju nevojitet. Qoftë edhe nëse të duhet t`u thuash familjarëve që ke nevojë për pak qetësi, do duhet ta bësh. Ndiheni sikur e gjithë bota po ju bie mbi kokë. Së shpejti do ta merrni veten. Ata që ju duan, do t`ju presin.

Gaforrja

Jo vetëm që do të doni të jeni vetëm, por nëse nuk do të jeni vetëm, do të shpërtheni me të gjithë ose me këdo që hyn në hapësirën tuaj. Jeni në humor të keq dhe e dini se si ta kaloni. Mjafton të jeni vetëm. Nëse nuk merrni kohën tuaj, dikujt tjetër do t`ia zbrazni gjithë enegjinë negative.

Shigjetari

Situata ideale për ju, pikërisht tani do të ishte qëndrimi me veten. Është një nevojë urgjente madje. Afër të tjerëve do t`ju duket sikur as nuk mund të merrni frymë. Ju dëshironi të jeni vetëm. Është kaq e thjeshtë. Nuk ka asnjë problem përreth. Faji është i Mërkurit. Të qenit vetëm është fuqia juaj.