Marrëdhëniet seksuale shmangin jo 1, por 5 probleme shëndetësore të përditshme

Dhimbja e kokës

Një studim i publikuar në revistën Cephalalgia, tregoi se gjysma e njerëzve që vuanin nga migrena, pasi kishin kryer marrëdhënie kishin një lehtësim të simptomave, ndërsa 20% të tyre shfaqnin një lehtësim të plotë të dhimbjes së kokës. Kjo sipas kërkuesve lidhet me endorfinën, hormonin e kënaqësisë që lëshohet me shumicë gjatë seksit.

Dhimbjet e periodave

Kryerja e marrëdhënieve mund të lehtësojë dhimbjet gjatë ciklit. Gjatë orgazmës, muskujt vaginalë kontraktohen duke lëshuar substanca natyrale që trupi i prodhon për të lehtësuar dhimbjet.

Ftohjet

Është treguar se marrëdhëniet e rregullta seksuale kanë ndikim në rritjen e imunitetit, duke ndihmuar në shërimin e gripërave dhe të ftohtët. Penetrimi ndikon në rritjen e nivelit të imunoglobinës, një antitrup që lufton viruset.

Pagjumësia

Pas seksit, trupi lëshon oksitocinë, një hormon që vë trupin në gjumë. Femrat janë ato që prodhojnë më shumë oksitocinë.

Depresioni

Shumë studime kanë treguar se seksi ka një ndikim shumë pozitiv në shëndetin mendor. Kur kryejmë marrëdhënie, trupi prodhon hormone lumturie, si oksitocina dhe endorfina. Është e qartë se seksi i rregullt barazpeshon nivelin e hormoneve, të cilat janë shkaktaret kryesore të shumë çrregullimeve./living


Shtuar 18.09.2021 14:56