Kur duhet ta pini kafen e fundit që të flini mirë gjatë natës

Për shumë prej nesh, një kafe në mëngjes dhe një pasdite janë pjesë përbërëse e përditshmërisë sonë. Megjithatë, sasia e kafeinës që konsumojmë, e kombinuar me stilin tonë të jetesës, ndikon ndjeshëm në cilësinë e gjumit.

Në veçanti, sipas profesorit Rob Van Dam të Universitetit Kombëtar të Singaporit, nëse dikush ndjen të dridhura, nervoz ose ndjen se rrahjet e zemrës po ndryshojnë, kjo mund të jetë një simptomë e konsumit të tepërt të kafeinës. Në mënyrë të ngjashme, kafeina mund të ndikojë në gjumin gjatë natës, raporton albeu.com.

Fondacioni Amerikan i Gjumit raporton se efektet më të mëdha të kafeinës shfaqen midis 30 dhe 60 minutash pas konsumimit të një pije, por metabolizmi i saj zgjat shumë më shumë. Me fjalë të tjera, trupit tonë mund t’i duhen deri në 6 orë për të përpunuar vetëm gjysmën e sasisë së kafeinës që përmban një filxhan kafeje, që do të thotë se një kafe që pimë rreth orës 17:00 të pasdites mund të na zgjojë.

Siç thekson profesor Van Dam, ka disa faktorë që lidhen me stilin tonë të jetesës dhe gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm. Për shembull, gratë që marrin pilula kontraceptive mund të jenë më të ndjeshme ndaj efekteve të një filxhani kafeje vonë pasdite, pasi atyre u duhet dy herë më shumë kohë për të metabolizuar kafeinën. Kjo është për shkak se kontraceptivët pengojnë citokromin P450 1A2, enzimën që zbërthen kafeinën në trup. Në të kundërt, duhanpirësit përpunojnë kafeinën dy herë më shpejt dhe ka të ngjarë të jenë në gjendje të pinë kafenë e fundit më vonë pasdite pa ndikuar në gjumin e tyre të natës.

Gjenetika gjithashtu luan një rol, pasi disa njerëz kanë ndryshime në kodin e tyre gjenetik që ndikojnë në enzimat në mëlçi që metabolizojnë kafeinën, duke përshpejtuar ose ngadalësuar procesin.

Pra, ju duhet fillimisht të eksperimentoni për të parë sesa orë i duhet trupit tuaj të tresë kafenë. Në varësi të kësaj, caktoni dhe orën kur duhet të pini kafen e fundit./albeu.com


Shtuar 7.11.2021 21:19

Tags: ,