“Kjo shenjë do të marrë një rritje në detyrë”, që nga nesër, këto 3 shenja janë të “preferuarat” e qershorit

Maji ka përfunduar dhe të gjithë mezi presim qershorin, muajin e parë zyrtar të verës. Me solsticin e verës pak “hapa” larg, hyjmë në periudhën më të ngarkuar dhe më aventureske të vitit. Na presin fundjavë në det, pushime, dy ditë me miq në ishuj, festa, akullore dhe shkujdesje. Me heqjen e maskave dhe masave kufizuese, muaji i 6-të i vitit 2022 do të jetë më i miri për disa shenja të zodiakut. Pranvera mund të ketë qenë mjaft e vështirë, por qershori premton t’i shpërblejë.

Binjakët

Mërkuri retrogradë më në fund është kthyer në rrugën e duhur dhe ju filloni të ndjeni veten përsëri. Sidomos nga fillimi i muajit deri rreth mesit të qershorit, do të filloni të qartësoni mendimet tuaja, por edhe mënyrën se si i ndani ato me të tjerët. Pasi të keni arritur të rregulloni mendimet tuaja dhe të riorganizoni veten, tani është koha për të vënë në jetë planet tuaja.

Virgjëresha

Kreativiteti dhe produktiviteti juaj goditi të kuqe. Me Mërkurin retrograd që prek ju, jeni ndjerë të çorganizuar dhe të “humbur”. Me hyrjen e Mërkurit në shtëpinë tuaj të 10-të, atë të karrierës, tashmë do të mund të shihni më qartë disa gjëra dhe të “përqafoni” planet tuaja profesionale. Bashkëpunëtorët tuaj e kuptojnë se kanë nevojë për ju dhe ju tani ndiheni në gjendje t’i drejtoni siç duhet. Ka ardhur koha për të shfaqur talentin dhe njohuritë tuaja. Kjo është një kohë për ta shfrytëzuar ashtu siç do të dëshironit. Nisni një trajnim ose ndonjë kurs nga i cili do të përfitonit në të ardhmen. Sa i përket aspektit profesional, gjasat janë të merrni një rritje në detyrë.

Shigjetari

Në të kaluarën i kushtonit shumë rëndësi marrëdhënieve me të tjerët, por nga 14 qershori filloni ta vendosni veten në kornizë. Ndjenja e lirisë është vendimtare për ju dhe ndërsa flisni me të tjerët, kuptoni se është koha për të rishqyrtuar. A e keni neglizhuar kohët e fundit udhëtimin tuaj personal drejt mençurisë dhe të vërtetës, për hir të marrëdhënieve? Tani është koha për të ripërcaktuar nevojat tuaja në lidhje me partnerin, familjen, miqtë dhe kolegët tuaj./albeu.com/


Shtuar 31.05.2022 13:25