Këto shenja të horoskopit e “çmendin” partnerin nga xhelozia

Xheloze dhe posesive; Ka raste kur këto shenja zodiakale kthehen në një makth për partnerin…

Dashi

Të lidhura

None found

Mund të jetë xheloz edhe pse mendon që partneri argëtohet më tepër dhe gjërat përkeqësohen nëse partneri i vet argëtohet edhe me të tjerë. Duan të jenë numri një dhe janë më xhelozët në një marrëdhënie.

Demi

Demat janë posesivë dhe e shohin partnerin e tyre si pronë. Ata investojnë shumë kohë dhe përpjekje në një marrëdhënie dhe mendojnë se partneri duhet të jetë vetëm i tyre.

Luani

Egoistët më të mëdhenj, Luanët nuk duan kurrë të jenë jashtë vëmendjes. Ata mund të bëhen xhelozë edhe për mikun tuaj më të mirë, nëse i kushtoni shumë vëmendje, shkruan Living.

Akrepi

Të lindurit në shenjën e Akrepit kanë vështirësitë më të mëdha për të kontrolluar shpërthimet e xhelozisë. Ata janë shumë posesivë dhe nuk u pëlqen kur partneri i tyre është nën shoqërinë e një personi tjetër kur ata nuk janë të pranishëm.

Peshqit

Peshqit janë vazhdimisht xhelozë kur janë në një lidhje. Ata e kanë shumë të madhe frikën e largimit, kështu që shpesh imagjinojnë gjëra që nuk ndodhin. Nëse u ndodh diçka e dyshimtë, janë gati të spiunojnë parterin për të zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.


Shtuar 6.06.2021 20:19