Rilindja ’80
Neonet me ngjyra karamel të ndritshme në forma moderne i bëjnë nder stilit të viteve ’80. Sidomos kur bëhet fjalë për zgjedhjen dhe kombinimet e ngjyrave ose mbi format abstrakte.
Të magjishme
Pavarësisht nëse ideja për ngjyrat metalike apo monedhat klasike të arta mund t’ju duket e çuditshme, tema e magjive në zinxhirë është një zgjedhje e rëndësishme e aksesorëve për këtë vjeshtë. Simbolet e fatit, dashurisë, spiritualitetit ose kujtimeve janë më të forta se kurrë.
Gjatësitë e mëdha
Vathët e gjatë mbi shpatulla janë një mënyrë e sigurt për të tërhequr vëmendjen. Format moderne, të shndritshme, perlat apo zinxhirët si thekë, janë një zgjedhje që do të shtojnë ritëm në stilin tuaj.
Unazat Gold
Unazat janë një nga detajet më kryesore për këtë sezon. Një ose disa në dorën tuaj, gjithçka varet nga preferenca juaj. Ngjyrat e arta ose të argjendëta, janë goxha të guximshme . Përzierja dhe përputhja është ktheyr në trend të këtij viti.
Qëndrueshmëria
Të qëndrosh në qendër të vëmendjes për zgjedhjet që bën për bizhuteritë është një nga gjërat më interesante. Prandaj vathët me dimensione të mëdha do të jenë shumë të pranishëm dhe tërheqës.