A e dini sa mund të rezistojë në frigorifer qumështi dhe produktet e tij

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (USDA) ka treguar se sa kohë mund të mbani qumështin dhe produktet e tjera të tij në frigorifer.

Qumështi mund të ruhet në frigorifer për shtatë ditë pas hapjes dhe kontrolli i tij mund të bëhet edhe gjatë procesit të zjeries.

Ndërsa kosi duhet të ruhet në frigorifer në një temperaturë prej 4.4 gradë Celsius dhe mund të zgjasë deri në shtatë ditë. Nëse e ngrini, mund të zgjasë deri në dy muaj, por kjo nuk është shumë e rekomandueshme.

Djathërat e butë mund të ruhen në frigorifer për një javë, por ngrirja e produkteve të tilla nuk rekomandohet.


Shtuar 10.02.2022 08:54