Zyrtari i lartë taleban: Do të rikthejmë ekzekutimet në Afganistan

Ish -shefi famëkeq i policisë talebane ka thënë se dënimet ekstreme si ekzekutimet dhe amputimet do të rifillojnë në Afganistan.

Mullah Nooruddin Turabi, tani në krye të burgjeve, tha për Associated Press se amputimet ishin “të nevojshme për sigurinë”.

Ai gjithashtu tha se këto ndëshkime mund të mos jepen në publik, siç ishin nën sundimin e mëparshëm talebanë në vitet 1990.

Që nga marrja e pushtetit në Afganistan më 15 gusht, talebanët kanë premtuar një formë më të butë të sundimit sesa në mandatin e tyre të mëparshëm.

Por tashmë ka pasur disa raporte për abuzime të të drejtave të njeriut të kryera në të gjithë vendin./albeu.com


Shtuar 24.09.2021 15:23