Zyra e DEA-s në Tiranë, Paloka: Edi Rama do të ketë fundit e Norriegës

Deputeti demokrat, Edi Paloka e ka cilësuar një lajm gjendjen e Shqipërisë mjaft të rëndë për sa kohë zyrat e DEA-s janë hapur në Tiranë.

Përmes një psotimi në Facebook, Paloka thekson se në çdo vend të botës DEA ka patur marrdhënie me shtetin për të luftuar drogën dhe narkotrafikun, ndërsa në Shqipëri vijnë për të mbrojtur qytetarët nga shteti.

Sipas tij kryeministri Edi Rama do të ketë fundin e Norriegës.

Postimi i Palokës:

Kjo nuk ka ndodhur as ne Kolumbi ! Edhe ne Kolumbi DEA mbante mardhenie me shtetin per te luftuar narkotrafikantet. Ndersa ne vendin e qeverisur nga Rama , DEA i siguron qytetaret se do ti mbroje nga “shteti” sepse ketu narkotrafikanti dhe krimineli me i madh , eshte vete shteti i Edvin Rames.

Njoftimi i DEA-s tregon jo thjeshte mosbesimin ndaj Rames dhe nderprerjen perfundimtare te mardhenieve me te , po eshte dhe nje paralajmerim i qarte per ”mikun” e Mc Gonigal se mund te kete fundin e Norrieges nje dite…

/AlbEu.com/


Shtuar 6.03.2023 18:21

Tags: , , ,