Zjarri vijon të përhapet në kodrat e Bardhajve, banorët kërkojnë ndihmë: Janë djegur ullinj dhe mjete bujqësore

Situata në zonën e pyllëzuar të kodrave të Bardhajve në Shkodër mbetet e vështirë, pasi flakët vijojnë të përhapen të favorizuara nga terreni dhe kushtet e krijuara.

Banori Zef Dushi, ka denoncuar dëmet e shkaktuara nga zjarri pranë banesës së tij. Sipas tij, flakët kanë djegur ullinj dhe mjete bujqësore, ndërsa ai i ka bërë apel shtetit për ndërhyrje dhe ndihmë.

Të lidhura

None found

Një tjetër banor ka kërkuar përdorimin e helikopterit për shuarjen e zjarrit, duke paralajmëruar se, nëse nuk ndërhyhet, situata rrezikon të rëndohet më tej.

Forca të ushtrisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren, ku po përpiqen të neutralizojnë dhe izolojnë vatrat e zjarrit. Deri tani, shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë të ditura.


Shtuar më 6.09.2026 14:00

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş